Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U dyshua se u rrëmbye, pastaj u gjet i vdekur nën ashensor – Prokuroria në pritje të raporteve për biznesmenin gjilanas

27/03/2024 - 16:34
në Lajme
A A
U dyshua se u rrëmbye, pastaj u gjet i vdekur nën ashensor – Prokuroria në pritje të raporteve për biznesmenin gjilanas

Inside an Old Elevator Shaft

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrethanat se si vdiq biznesmeni nga Gjilani, Musah Hamiti, vazhdojnë të jenë të paqarta. Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit po i presin raportet e ekzaminimeve dhe atë të autopsisë. Hamiti u gjet i vdekur në bodrumin e ashensorit të ndërtesës ku banonte në Gjilan. Paraprakisht, ai ishte raportuar si i zhdukur. Dyshimet e para kishin qenë se ai ishte rrëmbyer, meqë pas lirimit nga Burgu i Lipjanit, kishte pasur me vete mbi 86 mijë franga zvicerane.

Një muaj më parë, nën ashensorin e objektit ku banonte, është gjetur i vdekur biznesmeni nga Gjilani, Musah Hamiti. Mirëpo, rrethanat se si vdiq nuk janë zbardhur akoma.

Paraprakisht, 66-vjeçari kishte qenë në burg në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Nga ajo qendër, ai ishte liruar më 9 janar dhe po atë ditë ishte raportuar si person i zhdukur. Dyshimet e para ishin se i njëjti ishte rrëmbyer meqë kishte pasur me vete mbi 86 mijë franga dhe për këtë arsye Prokuroria kishte nisur hetimet në drejtim të kësaj vepre. Mirëpo, këto para, 350 euro të tjera, tre telefona mobil dhe sende të tjera personale, janë gjetur në çantën e tij.

Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit i kanë thënë Gazetës Express se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini ka deklaruar se janë në pritje të raporteve të ekzaminimeve dhe raportit të autopsisë. Për të zbuluar se si ka ndodhur rasti, janë angazhuar ekspertë të Fakultetit Teknik lidhur me funksionalitetin e ashensorit dhe janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave.

“Sipas kërkesës suaj ju njoftojmë se në rastin konkret janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Gjithashtu jemi në pritje të raporteve të ekzaminimeve dhe raportit të autopsisë. Për të gjitha veprimet e tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Xheladini për Express.

Si u gjet Hamiti dhe çka deklaruan familja e tij?

Pas gjetjes së trupit, janë deklaruar edhe nga familja e biznesmenit. Vëllai i tij, Lajmërim Hamiti, ka thënë se ai e kishte kërkur vëllanë e tij në të njëjtin vend ku u gjet, por se nuk kishte vërejtur asgjë.

”Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.

Hamiti ishte gjetur i vdekur nën ashensor mbrëmjen e 26 shkurtit. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e kishte konfirmuar rastin për Gazetën Express.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, kishte thënë Hashani.

Një ditë më vonë, Prokuroria Themelore e Gjilanit kishte dalë me një komunikatë për rastin.

Prokuroria kishte thënë se Hamiti ishte raportuar i zhdukur më 9 janar dhe se pas raportimit dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi, meqë i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, kishte pasur me vete 86,250 franga zvicerane, raporton Express.

Në njoftim thuhej se pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale.

“Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore. Lidhur me veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë”, thuhej në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë