Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U fajësua si bashkëpunëtor i nazismit, familjari i kërkon ambasadorit gjerman të fakte ose kërkim falje

10/02/2022 - 18:34
në Lajme
A A
U fajësua si bashkëpunëtor i nazismit, familjari i kërkon ambasadorit gjerman të fakte ose kërkim falje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjari i politikanit shqiptar, Xhafer Deva, Valdet Deva, i ka shkruar një letër ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rhode lidhur me deklaratën e tij për Xhafer Devën si bashkëpunëtor i nazismit dhe kritikën për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Valdet Deva e ka quajtur deklaratën e diplomatit gjerman shpifëse dhe ka kërkuar nga ai të kërkojë falje osë t’i prezantojë provat se Deva ka qenë pjesëmarrës në Holokaust.

“Duke marrë parasysh se kjo deklaratë është ndikuar nga pala e tretë, e që mund të jetë ndonjë vend fqinjë i Kosovës , konsideroj se mënyra dhe pesha e deklaratës Tuaj shpifëse dhe nënçmuese ndaj Xhafer Devës, nuk do të duhej të behej kurrë. Në rast se Ju nuk kërkoni falje publike, kërkojmë takim me Ju, ku gjatë këtij takimi do te keni mundësi të na prezantoni provat Tuaja në lidhje me pjesmarrjen e supozueme të Xhafer Devës ne Holokaust”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se si familjar do ta takojë avokatin e tij me prejardhje hebreje dhe mundësinë e një padie ndaj ambasadorit Rhode.

“Nje kopje të kesaj shkrese do t’a dorëzoj në ambasadën gjermane në Stockholm, për t’ia përcjellur Ministrisë sëe Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Gjithashtu, si familjar dhe palë e dëmtuar do te takoj avokatin tim, Leif Silbersky, i cili është avokat me prejardhje hebreje, me të cilin sëbashku do ta shqyrtojmë mundesinë juridike për një padi eventuale ndaj Jush”, ka shkruar Deva.

Letra e plotë:

Leter e hapur Ambasadorit te Gjermanise z. Rohde reth deklarates se tij ne Tvitter me daten 7 shkurt

Valdet Deva

Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë

Shkëlqesisë së Tij, z. ambasador Jörn Rohde

Rr. Azem Jashanica 66, 10000 Prishtinë

Subjekti: Deklarata e bërë në Tëitter më 07 shkurt 2022

I nderuari ambasador z. Rohde!

Së pari uroj që kjo letër imja t’iu gjej shëndosh e mirë, dhe njëkohesisht iu uroj suksese në kryerjen e detyrës Tuaj aq të përgjegjshme si ambasador i Gjermanisë në një shtet mik, dashamirës dhe falënderues siç është Republika e Kosovës.

Unë jam Valdet Deva, shqiptarë, shtetas suedez për më tepër se 33 vite, por njëkohësisht edhe shtetas i Republikës së Kosovës, familjar i Xhafer Devës, për të cilin, Ju si ambasador, përmes një prononcimi në rrjetin social Tvitter të datës 7 shkurt 2022, e keni bërë një deklaratë tejet fyese, tejet shpifëse, deklaratë e cila tronditi familjen dhe pasardhësit e Xhafer Devës, por aq më tepër pjesën dërmuese të popullit shqiptarë në Kosovë dhe më gjerë.

Duke marrë parasysh se kjo deklaratë është ndikuar nga pala e tretë, e që mund të jetë ndonjë vend fqinjë i Kosovës , konsideroj se mënyra dhe pesha e deklaratës Tuaj shpifëse dhe nënçmuese ndaj Xhafer Devës, nuk do të duhej të behej kurrë!

E them këtë për shkak se jam i vetedijshem se ju duhet të jeni i lartëarsimuar dhe i edukuar deri në atë shkallë që së paku ta njihni historinë tuaj gjermane, këtu shkruaj për periudhën 1941- 1945, dhe sidomos rethanat reth Holokaustit, për të cilin mëkatarët kryesore janë vet pushteti i atëhershem gjerman. Thjeshtë z. Rohde, është dashur të lexoni, të hulumtoni e mëpastaj të deklaroheni!

Xhafer Deva kurrë nuk ka qenë pjesë e Holokaustit, përkundrazi ai punoj dhe sakrifikoi shumë për shpëtimin e hebrenjëve nga vdekja e sigurtë, dhe për këtë kemi dëshmi edhe nga vet ata që e mbijetuan këtë periudhë të errët për shtetin gjerman.

Xhafer Deva ka qenë një ndër intelektualët dhe nacionalistët më të shquar shqiptarë të asaj kohe. Të gjitha veprat e tij, duke përfshi aty edhe bashkpunimin e tij me gjermanet në atë kohë, synonin që shqiptarë të lirohej nga kthetrat e Serbisë famëkeqe, të sigurohej shkollimi në gjuhën shqipe dhe të krijohen institucionet shtetërore në Shqiperine Etnike..

Duke u bazuar në këto që shkrova më lart, kërkoj nga Ju në emër të familjes Deva, në emër të këshillit inicues per kthimin e te mbeturave mortore te Xhafer Deves në Kosovë, si dhe në emër të shqiptarëve që sytë dhe zemrën e kanë kthyer nga Evropa, që të veproni ashtu siq kishit vepruar nëse e kishit fyer dikend në Gjermani ose Skandinavi. Kërkojmë kërkimfalje publike pa vonesë dhe hezitime z. Rohde. E di që kërkimfalja do të jet tejet e vështirë për Ju, por mos harroni se vetëm ata që janë pa mëkate mund të gurëzojne!

Në rast se Ju nuk kërkoni falje publike, kërkojmë takim me Ju, ku gjatë këtij takimi do te keni mundësi të na prezantoni provat Tuaja në lidhje me pjesmarrjen e supozueme të Xhafer Devës ne Holokaust.

Nje kopje të kesaj shkrese do t’a dorëzoj në ambasadën gjermane në Stockholm, për t’ia përcjellur Ministrisë sëe Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Gjithashtu, si familjar dhe palë e dëmtuar do te takoj avokatin tim, Leif Silbersky, i cili është avokat me prejardhje hebreje, me të cilin sëbashku do ta shqyrtojmë mundesinë juridike për një padi eventuale ndaj Jush.

Nga respekti i veçantë për Gjermaninë, si dhe për Ju si përfaqësues i saj në Kosovë, po ua dërgoj një kopje të kësaj shkrese në gjuhen gjermane, që ta kuptoni më mirë dhe ti shmangeni gabimeve interpretuese te palës së tretë me të cilët bashkepunoni.

Pranoni nderimet më të sinqerta

Valdet Deva

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë