Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

22/03/2026 - 13:23
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Injektimi i Botox-it, që nuk është i licencuar për asnjë subjekt juridik, vazhdon të kryhet ilegalisht, duke i ekspozuar qytetarët ndaj praktikave të pasigurta.

Përveç aspektit ligjor, rreziku qëndron te pasojat shëndetësore nga aplikimi joprofesional: infeksione, deformime, reaksione alergjike dhe dëmtime serioze. Mungesa e kontrollit dhe e standardeve rrit dyshimet për sigurinë e këtyre shërbimeve dhe efektivitetin e mbikëqyrjes institucionale.

Në muajin dhjetor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, kishin zhvilluar një aksion të gjerë për kontrollimin e bizneseve që ofrojnë shërbimin e injektimit të Botox-it, pasi që asnjë subjekt juridik në Kosovë nuk është i autorizuar për ofrimin e këtij shërbimi.

Në mesin e subjekteve private shëndetësore të kontrolluara kishte qenë edhe subjekti privat shëndetësor “Revita Beauty Clinic” me pronare Besa Berisha Humolli.

Besa Berisha Humolli – pronare e “Revita Beauty Clinic”

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të datës 08.01.2026, me të cilin është gjobitur me 4 mijë euro kjo klinikë për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi.

Me procesverbalin e inspektorëve, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarët policorë të Krimeve Ekonomike, klinikës i ishte ndaluar ofrimi i shërbimeve shëndetësore të Botox-it dhe fillerëve.

Po ashtu, klinikës së Besa Berisha Humollit i ishte vendosur shenja e ndërprerjes së përkohshme të veprimtarisë.

Çka u konstatua gjatë inspektimit?

Në raportimin e inspektimit të siguruar nga Veriu.info, thuhet se në momentin e inspektimit “Revita Beauty Clinic” nuk posedonte licencë për ushtrimin e veprimtarive shëndetësore, madje as që kishte bërë një kërkesë të tillë.

Shkeljet e evidentuara në “Revita Beauty Clinic” nuk përfundojnë me kaq, pasi që inspektorët kanë konstatuar se themeluesja e kësaj klinike, Besa Berisha Humolli, nuk posedonte licencë si doktoreshë e stomatologjisë, pasi që një e tillë i kishte skaduar qysh në vitin e largët 2010.

Në “Revita Beauty Clinic” janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e fillerëve dhe Botox-it, të cilat janë konfiskuar nga inspektorati farmaceutik.

Po ashtu, në “Revita Beauty Clinic” janë gjetur edhe formularë të plotësuar nga klientët për aplikim të Botox-it dhe fillerëve.

Revita e Besa, shtet në veti?

Veriu.info më 5 mars ka marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, e cila konfirmon se “Revita Beauty Clinic” ka paguar gjobën e shqiptuar, por e njëjta mbetet e palicencuar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Pra, edhe përkundër që me procesverbal i ishte ndaluar ofrimi i shërbimeve shëndetësore të fillerëve dhe Botox-it, kjo klinikë ka vazhduar me ofrimin e shërbimit të injektimit të fillerëve.

Madje, pa pasur frikë nga shteti, e njëjta këto shërbime i ka bërë edhe publike në faqen e vet në Facebook.

Ironik duket fakt që kjo klinikë kishte ofruar zbritje për 8 mars për këtë shërbim ilegal, ushtrimin e të cilit e ka të ndaluar nga shteti.

“Revita Beauty Clinic” dhe institucione të tjera shëndetësore, për të cilat ka raportuar në vazhdimësi Veriu.info, janë shembuj se si ndalesat për ushtrimin e veprimtarive shëndetësore vendosen në letër nga Inspektorati Shëndetësor, por të njëjtat në praktikë vazhdojnë ofrimin e këtyre shërbimeve ilegalisht.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Revita Beauty Clinic” për çështjet e ngritura, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje në pyetjet e dërguara.

LEXONI EDHE:

3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

Raportimi për skandalin me mjek ilegal | Klinika Amerikane humbet rastin ndaj Veriu.info në KMShK

Tags: Besa Berisha HumolliRevita Beauty Clinic

JU REKOMANDOJMË

Netanyahu u drejtohet krerëve të BE: Është koha të na mbështesin, Irani ka hapur zjarr ndaj Evropës

Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit
22/03/2026 - 14:22

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se është koha që udhëheqësit e vendeve të tjera t’i bashkohen Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, ndërsa konflikti me Teheranin përshkallëzohet....

Më shumëDetails

Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Jemi në rrugë shumë të mbarë për të ndërtuar një alternativë serioze

Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Jemi në rrugë shumë të mbarë për të ndërtuar një alternativë serioze
22/03/2026 - 13:59

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me mundësinë e ritkhimit të Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, në LDK-në, nga ku ishte përjashtuar në vitin 2020...

Më shumëDetails

Ambasadori i Shqipërisë e mohon se Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Edi Rama

Ambasadori i Shqipërisë e mohon se Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Edi Rama
22/03/2026 - 13:14

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka mohuar raportimet se Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, është shpallur person i padëshiruar në Tiranë. Në një prononcim për media,...

Më shumëDetails

Macron – Kurtit në urimin për rizgjedhjen kryeministër: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Macron – Kurtit në urimin për rizgjedhjen kryeministër: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë
22/03/2026 - 12:59

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, për ta uruar për mandatin e ri qeverisës. Zyra...

Më shumëDetails

Merz i kërkon Kurtit “përparime të tjera” në dialog me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese

Merz i kërkon Kurtit “përparime të tjera” në dialog me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese
22/03/2026 - 12:30

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “përparime të tjera” në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar...

Më shumëDetails

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
22/03/2026 - 12:16

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me dëme materiale. Sipas statistikave...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    428 Shpërndaje
    Shpërndaje 171 Tweet 107
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    377 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 94
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë