Një video e zv.drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin është bërë hit në platformën TikTok.
Një pejsë e shkëputur nga intervista me një gazetare nga Ukraina, e cila ka realizuar një reportazh për veriun e Kosovës, duke u fokusuar në gjendjen e veriut të Kosovës 25 vjet pas luftës, Elshani u pyet për rreth shenjave dhe motiveve ruse në veri.
Me një dozë humori, Elshani u përgjigj: “Ne i duam amerikanët, ata i duan rusët”.