
Sot gjatë ditës në media u raportua për një video ku dëgjohej muzikë serbe para pushuesve kosovarë
Për Veriu.info ka folur Lad Gjekaj pronari i hotelit “Frojdi” në Shëngjin e ka mohuar këtë gjë duke thënë se nuk është lëshuar muzikë serbe por muzikë boshnjake pasi që kishte pushuestë cilët e kishin kërkuar.
“Mbrëmë nuk është e vërtet se në hotelin tonë është lëshuar muzikë serbe por pasi që kishim pushues bojshnjakë kemi lëshuar edhe një këngë”, ka thënë Gjekaj.
Ai ndër të tjera ka thënë se i vjen shumë keq për këtë keqinterpretim.
“Më vjen shumë keq nga pushuesit kosovar që po qëndrojnë në hotelin tonë për këtë keqinterpretim.|Veriu.info












