
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë kohës së pauzës së Kuvendit të Kosovës, është parë duke pirë kafe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe zyrtarë të tjerë të partisë së tij dhe ata të komunës së Prishtinës.
Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi ku Abdixhiku e Rama shihen ‘kokë me kokë’, duke biseduar në njërën nga kafiteritë e njohura në Prishtinë.
Ky takim i tyre vjen pas raportimit të medieve së ka një përçarje mes kryetarit të LDK dhe kryetarit të Prishtinës.












