Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U shkarkua nga Rama, reagon Manaj: Kush s’ka raport të mirë me LDK-në, s’mund të ketë as me mua

05/05/2026 - 21:19
në Lajme
A A
U shkarkua nga Rama, reagon Manaj: Kush s’ka raport të mirë me LDK-në, s’mund të ketë as me mua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkëmb Manaj u shkarkua si nënkryetar i Prishtinës nga kryetari Përparim Rama, ndërsa në vend të tij u emërua Besianë Musmurati nga PDK, raporton Gazeta Blic.

Manaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, teksa ka shprehur mirënjohje për këtë mandat.

Ai ka thënë se derisa ka një lidhje të veçantë me LDK-në, ata që nuk kanë raport të mirë me këtë parti, s’mund të kenë as me të.

Manaj ka thënë se është i angazhuar në një tjetër dimension tani.

“Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentës znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Gjatë javëve të fundit, kam qenë i angazhuar në përbashkimin e madh të LDK-së, një proces që do ta rikthejë atë fuqishëm si forcë kryesore politike në vend. Kjo është e domosdoshme tani për tani! Të tjerat rregullohen me kohë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Një mandat i plotë në shërbim të Prishtinës!

Si përfaqësues politik i LDK-së, gjatë këtij mandati i jam përkushtuar plotësisht Kryeqytetit – fillimisht si këshilltar politik i z. Rama dhe më pas si nënkryetar i Prishtinës – duke dhënë angazhimin tim maksimal në çdo përgjegjësi e vendim që ka ndikuar në zhvillimin e Kryeqytetit.

Shpreh mirënjohje të veçantë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, strukturat tona në Prishtinë, kolegët dhe bashkëpunëtorët në Komunë, për kryetarin Lumir Abdixhiku për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për kryetarin Rama për bashkëpunimin gjatë këtij mandati qeverisës.

Një falënderim i madh shkon për qytetarët e Prishtinës.

Çdo angazhim, çdo vendim dhe çdo përballje që kam pasur direkt me qeverisjen qendrore, gjatë këtij mandati ka pasur një qëllim – mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Prishtinës, besimi dhe mbështetja e të cilëve kanë qenë dhe mbetën forca që më shtynë përpara në çdo hap!

Për të gjithë ata që më njohin, unë kam lidhje të veçantë me LDK. Andaj, është e natyrshme që kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të vazhdoj të ketë një raport të mirë as me mua si përfaqësues politik i saj.

Po e përmbyll këtë kapitull me ndjenjën e përmbushjes për angazhimin e plotë dhe kontributin e dhënë për Kryeqytetin, tani në një dimension më të gjerë, një fazë të re për LDK-në dhe për Kosovën.

Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentës znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Gjatë javëve të fundit, kam qenë i angazhuar në përbashkimin e madh të LDK-së, një proces që do ta rikthejë atë fuqishëm si forcë kryesore politike në vend. Kjo është e domosdoshme tani për tani! Të tjerat rregullohen me kohë!

Falemnderit nga zemra!

I juaji,

Shkëmbi

JU REKOMANDOJMË

Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjedhjes së presidentit

Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjedhjes së presidentit
05/05/2026 - 22:10

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka akuzuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se ka pasur interes të drejtpërdrejtë politik që vendi të mos...

Më shumëDetails

Jasharaj ironizon me qëndrimin LDK’së për koalicionin Rama- PDK: Shumë po kanë sens për humor kohëve të fundit

Jasharaj ironizon me qëndrimin LDK’së për koalicionin Rama- PDK: Shumë po kanë sens për humor kohëve të fundit
05/05/2026 - 21:46

Analisti Durim Jasharaj, komentoi marrëveshjen për qeverisje në Prishtinë mes Përparim Ramës dhe PDK-së, duke ironizuar me qëndrimin e LDK-së. Ai në Pressing në T7, tha: “LDK është...

Më shumëDetails

Kosova forcon linjën me BE-në, ndryshon vendimin për sanksionet ndërkombëtare

Kosova forcon linjën me BE-në, ndryshon vendimin për sanksionet ndërkombëtare
05/05/2026 - 21:41

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e politikave...

Më shumëDetails

Nuk mori pjesë në mbledhjen e LDK-së, reagon Avdullah Hoti

Nuk mori pjesë në mbledhjen e LDK-së, reagon Avdullah Hoti
05/05/2026 - 21:33

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e partisë të mbajtur sot, ku u diskutua për futjen e Vjosa Osmanit në listën...

Më shumëDetails

Shtyhet shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Shtyhet shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së
05/05/2026 - 21:27

Gjykata Speciale ka shtyer datën për shpalljen e vendimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Vendimi përfundimtar që...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti që s’e deshtën bashkimin e LDK’së me Osmanin nuk u panë sot në mbledhjen e Abdixhikut

Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti që s’e deshtën bashkimin e LDK’së me Osmanin nuk u panë sot në mbledhjen e Abdixhikut
05/05/2026 - 21:07

As Hykmete Bajrami e as Avdullah Hoti nuk u panë në mesin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u diskutua rreth bashkimit me Vjosa Osmanin....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    386 Shpërndaje
    Shpërndaje 154 Tweet 97
  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë