Pas incidentit të djeshëm në minierën e Trepçës ku u lënduan 13 minatorë nga shpërthimi i cisternës me acid, është shkarkuar drejtori i minierës Bahri Karaça.
I pyetur nga redaksia e Veriu.info se a është e vërtetë se jeni shkarkuar për incidentin e djeshëm, Bahri Karaça e ka konfirmuar se është shkarkuar shkaku i këtij incidenti.
Më tutje ai e ka konsideruar se kjo ka qenë e përgatitur për shkak se përgjegjës konktret ka qenë Sami Uka, drejtor i Elektromaqinerisë, pastaj Bujar Jashari, Drejtori Teknik.
Ai insiston se ky shkarkim ka qenë i përgatitur.
Ai shtoi se është informuar për ngjarjen që ka ndodhur dhe se menjëherë ka lajmëruar njësinë e shpëtimit, kujdestarët, mirëpo ai shton se nuk janë shkuar në vendin e ngjarjes pa ndonjë arsye./Veriu.info/