Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U sulmua me granatë një shtëpi në Zherovnicë të Zveçanit, pronë e distributorit të “Vita” dhe “Buquku” për veri

19/04/2024 - 17:21
në Kryesore, Lajme
A A
U sulmua me granatë një shtëpi në Zherovnicë të Zveçanit, pronë e distributorit të “Vita” dhe “Buquku” për veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një granatë dore është hedhur në pronën e Dragan Mllajoviqit – distributori i produkteve të qumështit Vita dhe produketeve të mishit të kompanisë Buquku nga Peja në veri, mbrëmë në fshatin Zherovnicë, ka konfirmuar Mllajoviq për KoSSev, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Ai është i bindur se qëllimi i sulmit ishte frikësimi i tij për shkak të përfshirjes së tij në këto kompani.

“Unë e drejtoj biznesin tim me ndershmëri, por padyshim që e bezdis biznesin e dikujt”, theksoi ai.

Në një prononcim për KoSSev, Mladjoviq ka përshkruar skenën në të cilën ka hasur mëngjesin e sotëm.

“Isha në shtëpi kur, rreth orës 2:34 të mëngjesit, dëgjova një shpërthim, por nuk e dija se çfarë ishte. Vetëm sot në mëngjes, kur u ngrita rreth orës 6, pashë xhamat e thyer në furgon, si dhe disa xhama të thyer në shtëpi. Atëherë kuptova se diçka ishte hedhur atje”, dëshmon Mladjoviq.

Sipas tij, që nga fillimi nuk kishte dyshim se pse ishte shënjestruar prona e tij. Ai pretendon se merret me politikë. Sipas fjalëve të tij, arsyeja e sulmit ishte pikërisht puna e tij për furnizim me produkte të qumështit dhe produkteve të mishit për veriun – si një lloj paralajmërimi, transmeton Veriu.info.

“Kompania ime filloi bashkëpunimin me kompaninë “Buquku” nga Peja, e cila merret me prodhime të mishit. Fillova të furnizoja restorante. Punoj edhe me produkte qumështit Vita. Dhe kjo është e gjitha. Nuk kam lidhje me politikën. Është e qartë se unë i bezdis biznesin e dikujt dhe se ata duan të më trembin. Unë e drejtoj biznesin tim me ndershmëri, por duket se nuk mund të bëhet këtu.”

Ai ka konfirmuar se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje mëngjesin e sotëm dhe ka zbuluar se para shtëpisë së tij ishte hedhur një granatë dore.

Madje, ai ka shprehur shpresën se autorët do të gjenden, pasi policia i ka thënë se ka pista që mund të zbulojnë se kush e ka hedhur bombën e dorës.

Ai përveç policisë së Kosovës ka bërë kallëzim edhe në policinë e Serbisë.

Jo hera e parë

Mladjoviq kujtoi gjithashtu rastin nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ai ishte në shënjestër të një grupi në Telegram.

Mlladjoviq as atëherë nuk dyshonte se arsyeja pse u cilësua si tradhtar ishte bashkëpunimi i tij me kompaninë kosovare.

Në atë kohë ai kishte bërë ankesë edhe në policinë e Kosovës dhe në policinë e Serbisë, duke zbuluar sot se PK-ja duhet të ndjekë së shpejti përgjegjësit.

“Edhe me rastin e mëparshëm, policia e Kosovës ka të dhëna se kë duhet të arrestojë,” tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë