Ardian Nikulaj është qëlluar për vdekje me armë zjarri ditën e sotme në një lokal në pronësi të tij në hyrje të Shëngjinit.
Biznesmeni 51-vjeçar Ardian Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021.
Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.












