
Një vajzë nga Mitrovica është raportuar e zhdukur që nga e enjtja dhe ende nuk është gjetur.
Largimin e saj nga shtëpia e ka raportuar babai i saj, i cili ka deklaruar në polici se vajza e tij ka probleme mendore, shkruan Veriu.info
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e cila dyshohet se ka probleme mendore, nga shtëpia ka dal më datë 16.11.2023 rreth orës 08:00 dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Policia është duke trajtuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.










