Drejtoria e Arsimit e komunës së Mitrovicës ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të kësaj komune për t’i njoftuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.
E menjëherë pas publikimit të lajmit, ka reaguar UD drejtoresha Ardita Brahimi Idrizi, e cila ka akuzuar drejtoreshën Drita Kadriu për bllokadë pasi sipas saj ajo nuk u ftua fare në takimin e drejtorëve.
Përmes një postimi në faqen e SHFMU “Bislim Imeri” Kçiq i Madh, Ardita Brahimi ka thënë se edhe nxënësit e kësaj shkolle kanë të drejtë të njfotohen rreht teksteve shkollore.
Kujtojmë se mediat kanë raportuar se më 30 qershor të këtij viti, drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët “Bislim Imeri”, Ardita Brahimi-Idrizi, dyshohet se me vetëdëshirë ua kishte dhënë në shfrytëzim veturën e saj personale dy nxënësve të mitur. Nxënësit e mitur me veturën e drejtoreshës kishin shkuar për të blerë disa gjësende. Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit kishin shkaktuar aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Dyshohet se me të marrë informatën për aksident, drejtoresha e shkollës kishte raportuar rastin si vjedhje e veturës, por që pas ballafaqimit me deklaratat e nxënësve, drejtoresha e kishte pranuar se veturën ua kishte dhënë me vetëdëshirë nxënësve.
Reagimi i plotë i Ardita Brahimit:
Sqarim:
Për prindërit e nxënësve të shkollës sonë.
Prap drejtore, Drita Kadriu nuk ndalet me bllokada kësaj radhe me skandal për sqarime:
Për fillim vit të ri shkollorë.
Nuk u ftova në mbledhjen, takimin e drejtorve rreth.
Sqarimit të krizave me tekste shkollore për nxënësit e shkollës sonë e këtë e din më së miri Drita Kadriu.
Pse nuk më ftoi në mbledhjen me drejtor/e?
Edhe nxënësit tonë, familjet e nxënësve tonë e kanë të drejtën e njoftimit rreth teksteve shkollore, sepse fatosat e vegjël të klasës së parë janë
(fletë e bardhë).
Edhe familjet, nxënësit e shkollës sonë kanë të
drejtën e njoftimit, sqarimit për vonesën e shpërndarjes së teksteve shkollore.
Niveli 6-9 me cilën shkollë të bashkpunojë për shkëmbimin e teksteve ndërmjet nxënësve.
Si ti udhëzoj prindërit për aplikim kur t’i mua nuk më ke njoftuar, udhëzuar.
E gjithë barra bie mbi ty drejtore.
Çka kam faj unë?
Çka ka faj nxënësit/et?
Çka kanë faj prindërit ( nënë, baba)?
Çka kanë fajë nxënësit që nuk kanë prindër?
Ata/ato duan sqarime nga unë.
29.08.2023
Ardita✍️.