Banorët e lagjes së Boshnjakëve kanë raportuar në redaksinë e Veriu info së shtëpitë e tyre janë bllokuar nga uji i Ibrit, i cili ka dalë nga shtrati për shkak të vërshimeve.
Ata kanë apeluar për ndihmë tek institucionet relevante, pasi që uji në disa raste ua ka mbuluar më shumë se gjysmën e shtëpive.
Sipas banorëve, punimet private në pjesët e lumit Ibër kanë pasur për pasojë devijimin më të madh se zakonisht të ujit, i cili është futur në shtëpitë e tyre/Veriu info











