Deputetja e parlamentit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka reaguar pasiqë Parlamenti Evropian i ka larguar vizat për serbët që jetojnë në Kosovë dhe që kanë pasaporta serbe.
Ujkani ka shtuar se ky veprim është në kundershtim me vet vlerat që i promovon BE-ja shkruan, Veriu.info
Më tutje Ujkani ka shtuar se joshja e SërbisW në këtë formë nuk i kontribon stabilitetit në rajon.
Postimi i plotë i deputetes:
Heqja e vizave nga Parlamenti Evropian për serbët që jetojnë në Kosovë, por që janë bartës të pasaportave të lëshuara nga strukturat ilegale serbe është e pakuptimtë, e pa logjikshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat që i promovon vet BE-ja.
Joshja e Serbisë në këtë formë, nuk i kontribuon as paqes, as sigurisë dhe as stabilitetit në rajon, përkundrazi, ky veprim përbën precedent tejet të rrezikshëm.