Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, ai informoi Këshillin e Atlantikut të Veriut në formatin e KFOR-it, me ambasadorë nga të gjithë Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere që kontribuojnë me personel në mision.
Gjeneral Major Ulutaş ilustroi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe ndau pikëpamjet e tij mbi situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin.
Ai falënderoi të gjithë Aleatët dhe partnerët e NATO-s për përpjekjet e tyre, siç thuhet në njoftim të palëkundura për t’u siguruar që KFOR-i të jetë i pajisur mirë me burime dhe i pozicionuar mirë, si dhe për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.












