Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina” shënoi 53-vjetorin e themelimit të tij, Kurti: UP dha kontribut të madh për shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës

15/02/2023 - 17:57
në Kryesore, Lajme
A A
Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina” shënoi 53-vjetorin e themelimit të tij, Kurti: UP dha kontribut të madh për shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me ceremoni solemne, sot Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina” shënoi 53-vjetorin e themelimit të tij.Në këtë ceremoni morën pjesë qeveritarë, rektorë dhe zëvendësrektorë të universiteteve publike shqiptare, akademikë, anëtarët e Këshillit Drejtues, dekanë dhe senatorë, partnerë, pjesëtarë të stafit akademik dhe administrativ, studentë dhe familjarë, shkruan Gazeta Blic.

Këtë solemnitet e hapi i pari i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, i cili theksoi se 53 vjet në universin e ekzistencës sonë kolektive mund ta portretizojnë vetë historinë.Rektori Qerimi, ndër të tjerash, foli për misionin e UP-së, duke theksuar se përpos rolit social, UP-ja ka mision të përjetshëm e të pandryshueshëm gjetjen e së vërtetës. “Gjetja e së vërtetës kërkon për pasojë përpjekje të përhershme. Që të ndriçohet e vërteta, neve na duhet argumenti, arsyeja, eksperimentimi, këto shpesh të testuara në shpjegimet dhe idetë e kundërta. Ky është funksioni i një institucioni të lartë të dijes, një laborator masiv, ku studiuesit e studentët mendojnë, debatojnë dhe mbledhin dëshmi në mbështetje të teorive dhe botëkuptimeve të tyre”, u shpreh rektori Qerimi në fjalën e tij.

Ditën e Universitetit e uroi edhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti. Në fjalimin e tij, Kurti foli për aktin e themelimit të universitetit, nisur që nga demonstratat e vitit 1968, me parullat “Duam universitet”, rëndësinë e institucionit në prodhimin e dijes, të vërtetës dhe ushtrimit të subjektivitetit, si dhe ndikimin që UP-ja ka në shtetndërtim.

“Sot nën shtetësinë dhe pavarësinë e republikës sonë nuk ka institucion me rol dhe kontribut më të madh se Universiteti i Prishtinës. Andaj, teksa kremtojmë ditëlindjen e universitetit tonë, ne kremtojmë vetë rritjen tonë si shtet”, veçoi Kurti.

Mbi idealin e krijimit të UP-së dhe potencialin e tij iluminues foli kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja.Ndërkaq, rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, foli për bashkëpunimin ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës dhe përgjegjësinë që këto institucione kanë për identifikimin dhe adresimin e nevojave të shoqërisë.

Përmes videomesazheve dhe korrespodencave, përvjetorin e 53-të të UP-së e uruan edhe rektori i Universitetit të Zagrebit, profesor Stjepan Lakushiq, akademik Ismail Kadare dhe rektori i UP-së në vitet 1975-79, prof. dr. Feriz Krasniqi.

Gjatë kësaj ceremonie, u ndanë edhe mirënjohjet për studentët e dalluar të njësive akademike të UP-së, si dhe me motivacionin “për shërbimin e tyre për universitetin” u ndanë mirënjohje edhe për ish-pjesëtarë të stafit administrativ të UP-së.

Gjatë kësaj ceremonie ka performuar edhe studentja e pianos në UP, Melisa Ibrahimi, si dhe sopranoja Zana Abazi-Ramadani, e shoqëruar nga orkestra kamertale nga Fakulteti i Arteve.Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë