Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Universiteti nga Parisi ku punon Kraki deklarohet: Është ligjërues me orar të pjesshëm

13/12/2024 - 14:26
në Lajme
A A
Universiteti nga Parisi ku punon Kraki deklarohet: Është ligjërues me orar të pjesshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Pjesë e ekipit mësimdhënës, si ligjërues me orar të pjesshëm në shkenca politike”.

Kështu na konfirmuan nga drejtoria për komunikim me publikun e universitetit francez “Université Paris Est Créteil” (UPEC), në një përgjigje me shkrim për Nacionale, në pyetjen nëse Nezir Kraki është i angazhuar si Profesor, në kuptimin titullar të fjalës.

Çështja se a është apo nuk është Profesor zoti Kraki – tash kandidat për deputet në listë të Lëvizjes Vetëvendosje – okupoi një pjesë të madhe të debatit publik; me Krakin vetvetiu që mohoi të jetë profesor në kuptimin e plotë akademik dhe gjenerik të fjalës.

“I ngarkuar zyrtarisht me mësimdhënie”, ishte niveli i angazhimit që konfirmoi edhe vetë Kraki në një përgjigje për Nacionale dhe që pastaj e përsëriti edhe në “Pressing” të T7.

Për këtë provuam të merrnin një konfirmim përfundimtar nga universiteti ku Kraki habiton akademikisht.

“Është përgjegjës për lëndët në politika evropiane”, na tha Virginie Roustant nga drejtoria për komunikim.

Kraki në përgjigje për Nacionalen na tha se doktoratën e ka kryer në vitin 2016: ndërsa në faqen e universitetit, në një postim të vitit 2019, shkruhet se ai aty është “ligjërues dhe student doktoral në UPEC”.

Këtu pyetëm specifikisht universitetin për tezën dhe titujt doktoral të zotit Kraki, nëse ka konkluduar PhD-në në universitetin në fjalë: për çka përgjigja del të jetë ambige.

Nacionale: A e ka përfunduar tezën e doktoratës (ose a ka titull doktoral) në universitetin tuaj?

UPEC: Zoti Kraki ka kryer studimet doktorale në universitetin tonë.

Çfarë ka thënë Kraki?

“I ngarkuar zyrtarisht me mësimdhënie…jo full-time”.

Ky është formalisht niveli i angazhimit të Nezir Krakit në Université Paris-Est Créteil.

Kraki iu përgjigj kurreshtjes së gazetës Nacionale për të përcaktuar gradën, statusin dhe të qëndruarin e tij akademik: duke qenë se titulli ‘profesor’ është maja e arritjes akademike në një vend si Franca.

“Nuk jam profesor në kuptimin francez të fjalës”, na tha zoti Kraki duke u përvishur në shpjegime se çka (nuk) është profesorati në Francë.

Nacionale: Që ta kemi të qartë dallimin semantik, titullar, tuajin…

Kraki: Dallimi është kështu – se unë jam drejtor i studimeve edhe në një shkollë të lartë këtu, private, e kam thënë shpesh – që unë nuk jam i angazhum “Full Time” (me orar të plotë) në universitetit, por jam i ngarkuar zyrtarisht me mësimdhënie dhe jam përgjegjës 100% i lëndëve që jap. Unë nuk jam asistent i dikujt, por kam asistent.

Shpegimi eufemistik i Krakit megjithatë s’na tha gjë konkrete; ashtu sikurse s’gjenden diçka konkrete prej tij në platformat e mëdha të ekosistemit akademike e kërkimor si Scopus e Google Scholar.

“Shiko”, na thotë Kraki, teksa i jep evaulimin e gradës së vet, “Je i thirrun, je i fushës, angazhoesh me ligjëru, në shqip i bjen ligjërues por në Francë ka gradim tjetër, është cikël tjetër”.

Kraki – publikisht i trumbetuar për profesor në Francë – na qartëson se ai vetes “kurrë nuk i kam thënë profesor në kuptimin francez të fjalës”.

“Sepse nuk ekziston deri sa t’i bësh një 50 vje (përvojë akademike). Nuk ka gradim të tillë”.

“Kur t’i krysh studimet doktorale, munesh m’u angazhu full-time ose part-time, me kontrata të kohëpakohshme ose si i rregullt”.

Nacionale: Esenca e pyetjes time është përcaktimi i gradës, statusit tuaj akademik në universitet – këtë s’e kam të qartë…

Kraki: Shiko unë nuk jam profesor i rregullt në kuptimin siç japin profesorët në Prishtinë ose në Amerikë, sistemi francez, ju thash, mentori jem i doktoratës e ka marrë gradën profesor qe dy vjet, e ai qe 25 vjet ka qenë ligjërues e të gjitha këto…

Por, grada nuk ka ekuivalencë ballë për ballë. Profesori në Francë, madje aty askutj nuk i thuhet kujt as profesor, por zotëri, sepse titujt atje nuk e kanë konotacionin që e kanë këtu, ose në Amerikë ose në Gjermani. Sistemi funksionon ndryshe.

Nacionale: Në rregull, për hir të argumentit, p’e abstrahojmë Francën, por, në kuptimin ekuivalent të profesorit, grada juaj a është e njëjtë me të një profesori (ta zëmë) në Holandë?

Kraki: Nuk e di për Holandë, por sikur me thanë profesor-asistent në Prishtinë, qysh është kjo grada para se me qenë profesor ordinar.

Nëse futesh në profilet e mija në LinkedIn, nuk munesh me gjejt…e gjen emërtimin e saktë, titullin e sakt që e mbaj, se nuk jam çmend une m’e i than vetes profesor në kuptimin francez të fjalës.

Njerëzit më drejtohen profesor, por në kuptimin francez të fjalës, unë nuk e çes ‘profesor’ sepse nuk do të kishte sens.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë