Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë

30/08/2026 - 11:44
në Kryesore, Lajme
A A
UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka bërë thirrje që përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave që ende mungojnë nga lufta në Kosovë të jenë të fokusuara te viktimat dhe familjet e tyre.

Në një komunikatë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyruara, Due ka thënë se, pavarësisht përparimit të bërë, mbi 1 mijë e 500 persona ende mbeten të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Çështja e personave të zhdukur nuk duhet kurrë të politizohet. Përparimi domethënës varet nga bashkëpunimi, besimi dhe angazhimi i përbashkët për t’iu dhënë familjeve përgjigjet që meritojnë”, ka deklaruar Due.

Ai ka përmendur edhe gjetjen e fundit të mbetjeve njerëzore në Zubin Potok, që besohet se u përkasin së paku 23 individëve, duke e cilësuar atë si dëshmi se përgjigjet mund të gjenden edhe pas dekadash pritjeje.

“Ne qëndrojmë pranë të gjitha familjeve që kanë pritur kaq gjatë për ndriçimin e fatit të tyre dhe bëjmë thirrje që të drejtat dhe nevojat e tyre të qëndrojnë në qendër të përpjekjeve. UNMIK-u do të vazhdon përkrahjen e ndihmës psikologjike dhe mënyrave të tjera të ndihmesës për këto familje.”, nënvizoi PSSP Due, duke vënë në pah se tematika e Ditës Ndërkombëtare të këtij viti është “Viktimat në rend të parë. Të veprohet tani”.

Ai nxit zbatimin e plotë të Deklaratës së BE-së mbi personat e zhdukur, angazhimin e vazhdueshëm përmes Grupit të punës për personat e zhdukur të udhëhequr nga KNKK, dhe përpjekjet e përbashkëta midis Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur dhe identifikuar të zhdukurit.

Kjo ditë përkujtimore gjithashtu shënon 20-vjetorin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukjet me Detyrim, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2006.

UNMIK do të vazhdojë të mbështesë familjet e personave të zhdukur në kërkimin e realizimit të të drejtës së tyre për të ditur fatin dhe vendndodhjen e të afërmve të tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Uroj që marrëveshja Kurti-Abdixhiku të përmbyllet sa më parë

Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
30/08/2026 - 11:34

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të përmbyllet sa më parë, duke...

Më shumëDetails

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza
30/08/2026 - 11:19

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është zbuluar lapidari përkujtimor në vendin ku ai humbi jetën. Ceremonia përkujtimore...

Më shumëDetails

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin
30/08/2026 - 11:12

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur solidaritet me familjet që ende presin...

Më shumëDetails

Përleshje pas mesnate në Zubin Potok – këta janë dy të dyshuarit që u paraqitën të dehur në Polici

Përleshje pas mesnate në Zubin Potok – këta janë dy të dyshuarit që u paraqitën të dehur në Polici
30/08/2026 - 10:31

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Varagë të Poshtme të Zubin Potokut, ku një person ka mbetur...

Më shumëDetails

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë
30/08/2026 - 10:19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, ka...

Më shumëDetails

Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat

Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat
30/08/2026 - 10:06

U.D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë bërë homazhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë