Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ura e Ibrit/ Deputeti i VV-së i reagon BE-së: Qëndrimet ledhatuese ndaj Serbisë e qortuese ndaj Kosovës nuk dërgojnë askund

18/08/2024 - 13:38
në Kryesore, Lajme
A A
BE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën e bisedimeve në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të fundit në veriun e vendit.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për Gazeta Blic, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha, thotë se Stanos duhet rikujtuar deklaratat e Presidentit dhe Kryeministrit të Serbisë që nuk pranojnë planin franko-gjerman.

“Stanos duhet me ia kujtu që ka deklarata të Presidentit dhe Kryeministrit të Serbisë që nuk e pranojnë planin franko gjerman, Stanos duhet me ia kujtu që e ka një letër të ish kryeministres që ka thënë ne nuk e njohim as integritetin territorial, të Kosovës as marrëveshjen me Kosovën”, deklaroi ai.Deputeti përmendi rastin e Banjskës ku tha se kriminelët janë duke jetuar në vila luksoze në mes të Beogradit dhe ende nuk ka dënime nga BE.

“E kemi rastin e Banjskës ku kriminelët jetojnë midis Beogradit me vila luksoze dhe nuk ka asnjë proces dhe dënim prej Bashkimit Evropian. Pra, e kemi një shtet autokrat i cili edhe me raportet të BE-së është drejt autokracisë”, tha ai.

Sipas Batushës, më e pakta që mund të thuhet për këto deklarata është se janë për keqardhje qëndrimet që po mban BE.“Nuk kemi asnjë qortim nga ana e Stanos dhe zyrtarëve të BE-së në mënyrë deklarative, e në anën tjetër një shtet demokratik i cili po i mbron vlerat evropiane, i cili po e zbaton marëveshjet e arritura po në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, e i cili po e ushtron të drejtën e vetë legjitime brenda territorit të vetë, atëherë po kemi kësilloj deklarata, e cila më e pakta që mund të thuhet janë për keqardhje për situatën dhe qëndrimet që po i mban BE, i cili vlerat e veta po i kundërshton”, theksoi ai.

Për në fund, deputeti i VV-së tha se këto qëndrime të BE-së ledhatuese ndaj Serbisë e qortuese ndaj Kosovës nuk dërgojnë askund.“Këto qëndrime të Bashkimit Evropian ledhatuese ndaj Serbisë dhe qortuese ndaj Kosovës apo kërcënuese nuk çojnë askund e mund të shihen edhe si dekurajim i qytetarëve në aspektin e integritetit të diplomacisë së BE në Ballkanin Perëndimorë”, përfundoi deputeti i VV-së, Agon Batusha.

JU REKOMANDOJMË

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”
15/08/2026 - 20:50

Xhavit Haliti, një prej figurave të hershme të organizimit politik e ushtarak të shqiptarëve ndaj regjimit jugosllav dhe më pas pjesëmarrës në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën
15/08/2026 - 20:42

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit pasi që ai e cilësoi ‘’mik’’ liderin...

Më shumëDetails

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
15/08/2026 - 20:34

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për...

Më shumëDetails

Ngërçi politik: A mund të qartësojë rrugën Kushtetuesja?

Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
15/08/2026 - 20:30

Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit tashmë ka kaluar, ndërsa ende nuk dihet qartë se çfarë ndodh më pas. Kjo dilemë mund të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese përmes...

Më shumëDetails

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë
15/08/2026 - 20:04

Edhe kjo e shtunë ka shënuar një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime. Sipas...

Më shumëDetails

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
15/08/2026 - 19:50

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi, i cili u arrestua nën dyshimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë