luftimet e vazhdueshme në kryeqytetin e Sudanit po prekin rëndë furnizimet me ushqime, si dhe po ndërpresin qasje në ujë dhe energji elektrike, sipas banorëve të Khartoum që folën për BBC.
“Ne kemi vetëm ushqim të mjaftueshëm për dy ditë,” tha Nisreen Al-Saim. Saim shtoi se ajo dhe familja e saj po reduktojnë sasinë e ushqimit që konsumojnë me shpresën se sasia të zgjasin më shumë. Ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike kanë prekur shumë shtëpi sudaneze që nga fillimi i përleshjeve midis grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë sudaneze më 15 prill, shkruan BBC









