Sot në Kuvendin e Kosoves në rend dite është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Deputeti Mërgim Lushtaku ka shprehur kundërshtimin e tij të fuqishëm ndaj këtij projektligji, duke argumentuar se është pro familjes, të drejtave të fëmijëve dhe vlerave historike. Sipas Lushtakut, projektligji legjitimon mundësinë që gratë të lindin një fëmijë pa e ditur ai se kush është prindi i tij, gjë që ai e konsideron shkatërrim dhe degjenerim të familjes shqiptare. Ai apelon që secili deputet që voton pro këtij projektligji, voton kundër familjes së mirëfilltë shqiptare.
Postimi i plotë:











