Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vaj, miell dhe injorim nga qeveria

10/04/2022 - 15:44
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në panik nga lufta dhe çmimet e larta, kosovarët po krijojnë rezerva ushqimi. Ndërkohë qeveria bën sehir, pa asnjë plan konkret për ndihmë, duke injoruar gjithë situatën. Nuk rrit paga, as nuk lejon tërheqje parash nga Trusti. Qysh me jetu?

Imer Mushkolaj

Fillimi i luftës në Ukrainë ishte paralajmërim për gjithë botën se tregjet do të lëviznin, do të kishte mungesë artikujsh ushqimorë dhe çmimet do të rriteshin. Situata e re bëri që qytetarët, sikurse para dy vitesh kur nisi pandemia, të grumbullojnë ushqime, kryesisht vaj e miell. Kjo ndikoi që tregtarët të shfrytëzojnë panikun e krijuar për të rritur çmimet e produkteve, pavarësisht se ekspertët thoshin se nuk është e nevojshme një gjë e tillë dhe nuk ka nevojë për panik.

Por, pse njerëzit në Kosovë, por edhe në vendet tjera të rajonit megjithatë nuk hoqën dorë nga rezervat sado të vogla të ushqimeve? Pse reaguan njësoj dy herë brenda dy vitesh?

Vaji dhe mielli blihen më së pari dhe më së shumti për të prodhuar ushqimin që përmbush nevojat themelore fiziologjike – për të shuar urinë. Një sjellje e tillë e qytetarëve duhet parë si një mekanizëm mbrotjës. Natyrisht, rol të rëndësishëm luajnë edhe e kaluara dhe mentaliteti i një shoqërie.

Kosovarët ende bartin traumat e kohës së luftës. Ajo përvojë e hidhur iu shërben për të reflektuar se mos mund të ndodh sërish ashtu. Kështu, rezerva e ushqimeve nënkupton një ndjenjë sigurie në një kohë të pasigurtë dhe plot paqartësi. Ekonomistët e kanë të vështirë të parashikojnë se sa mund të zgjasë kriza globale ekonomike, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Andaj, pasiguria është e arsyeshme.

Por, grumbullimi i ushqimeve është edhe shprehje e mosbesimit ndaj institucioneve, respektivisht pushtetit. Njerëzit humbin besimin në institucione dita-ditës, andaj iu mbetet detyrë e rëndësishme që të sigurohen sa më parë e sa më mirë që, në një situatë problematike, të mos shpresojnë shumë se institucionet mund të ndihmojnë.

Në Kosovë nuk është se institucionet kanë bërë shumë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, në euforinë e rritjes së çmimeve thuajse të secilit produkt. Andaj, pasiguria sociale dhe ekonomike nuk ka si të mungojë.

* * *

Sipas ekspertëve të ekonomisë, është e rëndësishme që të analizohet edhe sjellja e gjeneratave të ndryshme karshi perceptimit që kanë për grumbullimin e ushqimeve në situata krize. Ata që i takojnë gjeneratës “Baby Boomers” (të lindur ndërmjet viteve 1946-1964), gjeneratës X (1965-1980) dhe një pjesë e gjeneratës Y (1981-1996) kanë kujtime të pakëndshme nga luftërat, varfëria, mungesa e ushqimeve dhe inflacioni. Gjenerata “Baby Boomers” ka përjetuar dy luftëra dhe pasojat e tyre, andaj e dinë më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të vuash në një situatë krize.Në anën tjetër, pjesëtarët e gjeneratës Z (1997-2012) kanë të tjera qëndrime. Sipas tyre, nuk ka nevojë fare që të grumbullohen ushqime, sepse në këtë mënyrë bëhet dëm, duke shtyrë bizneset të rritin çmimet dhe duke shkaktuar situatë paniku.

E kuptueshme që ky qëndrim ka të bëjë me mungesën e përvojës së tyre me luftërat, varfërinë dhe mungesën e ushqimeve. Gjenerata Z konsideron se ushqim duhet siguruar vetëm për vete, ende i kanë prindërit që kujdesen për vete, ndërkaq nuk kanë pasardhës për të cilët do të duhej shqetësuar.

Megjithatë, askush nuk mund ta pohojë se sjelljet e tilla të ndryshme ndërmjet gjeneratash kanë bërë që çmimet të rriten. Teorikisht, çmimet rriten për shkak të ndryshimeve në tregun global dhe prishjes së balancës ndërmjet ofertës dhe kërkesës. Në Kosovë çmimet e shumë produkteve tashmë kanë arritur nivele “çmendurie”, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të vështirë.

* * *

Gjithë këtë situatë, Qeveria e Kosovës po e sheh me njëfarë komoditeti të pashpjegueshëm. Është e pamundur të plotësohen nevojat themelore për jetesë me çmime në stratosferë, e me rroga përtokë. Qeveria ende nuk ka ndërhyrë në rritjen e pagave, nuk ka caktuar madje as pagën minimale, ndërkaq nuk lejon qytetarët t’i tërheqin kurismet e veta nga Trusti. Në një situatë të tillë, kategori të tëra shoqërore e kanë të vështirë të jetojnë.

Ndryshe nga shtete të tjera, për qytetarët në rrezik nuk janë ofruar kurrfarë pakosh ndihme, as forma të tjera që do ta zbutnin sadopak situatën e vështirë. Megjithatë, në krejt këtë krizë, llafet e kota nuk mungojnë, as krekosjet për rritje dyshifrore ekonomike. Nuk mungojnë as milionat për ndihma sociale, duke mirëmbajtur parazitë që mund të punojnë, por nuk kanë arsye. Dhe sot, po të pyesësh qytetarët se si po iu ndihmon qeveria ta kalojnë këtë kohë të vështirë, me siguri përgjigjet dërmuese të tyre do të jenë se nuk po e ndiejnë dorën e shtetit. Të shtetit dhe të drejtuesve të insitucioneve që po veprojnë të shkëputur nga hallet dhe problemet e atyre që i kanë votuar, duke shpresuar për jetë më të mirë.

JU REKOMANDOJMË

Pesë ditë në Izrael

Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
26/10/2026 - 15:31

Shkruan: Enver Hasani Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Pse lëshoi pe Kurti?

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
12/10/2026 - 14:15

Ajo çka e ka brengosur posaçërisht Kurtin ka qenë zgjimi dhe angazhimi i brezit më të ri të votueseve në përkrahje të “Liria ka emër”, brohoritjet “UÇK! UÇK!”...

Më shumëDetails

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte
10/10/2026 - 22:17

Sot, autokratët, janë kudo “normalë”. Ata të Ballkanit i sheh rëndom në takime me zyrtarët evropianë, ku raportojnë për ecurinë pozitive të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë