Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Valon Murati ironizon me Kurtin: Iu paska drejtuar mërgatës -votomëni s’e s’po më lënë të punoj

06/05/2026 - 20:59
në Lajme
A A
Valon Murati ironizon me Kurtin: Iu paska drejtuar mërgatës -votomëni s’e s’po më lënë të punoj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Valon Murati konstaton se është e “çuditshme dhe e pabesueshme”, se si kryeministri Kurti po i kërkon vota mërgatës me arsyetimin “se opozita nuk po e lë të punojë”.

“Njeriu më i votuar në Kosovën e pas pavarësisë, me mbi 50% të votave dhe Kuvendit të Kosovës, konstaton se opozita nuk po e lë të punojë dhe se do edhe më shumë vota”, shprehet Murati.

Reagimi i tij i plotë:

Nuk po më lënë të punoj! Apo a do ta takojë kryeministri Godon!

Sot kryeministri Kurti iu paska drejtuar bashkatdhetarëve me një porosi të qartë: regjistrohuni për të më votuar, se nuk po më lënë të punoj! E çuditshme, e pabesueshme! Njeriu më i votuar në Kosovën e pas pavarësisë, me mbi 50% të votave dhe Kuvendit të Kosovës, konstaton se opozita nuk po e lë të punojë dhe se do edhe më shumë vota.

M’u duk ironi e kohës dhe m’u kujtua, kur në vitet 1990’ angazhoheshim për organizimin e luftës çlirimtare, duke e besuar se ishte rruga e vetme drejt lirisë. Paramendoni të ankoheshim se nuk po na lë Serbia të organizohemi për liri. Apo se nuk po na lënë partitë politike legale pacifiste, shumica absolute e të cilave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri dhe në tërë trevat e tjera ishte kundër politikës së luftës së armatosur, e rrjedhimisht edhe shumica e popullit dhe opinionit publik besonte në rrugën e politikës pacifiste.

Vetëm se ne nuk kërkonim vota, por përkrahje për zgjerimin e organizimit të rezistencës së armatosur. Dhe jo nuk u ankuam, edhe kur shokët u burgosën, u vranë e u plagosën. Punuam e luftuam deri në lirinë e Kosovës. Edhe atë duke e pasur një masë kritike pro luftës shumë të vogël, sidomos në fillimet e saj. Pakrahasimisht më të vogël se kryeministri Kurti në Kosovën e lirë e me të gjitha institucionet ekzekutive e legjislative në duart e tij.

Por jo ai do më shumë vota, për të punuar. Absurdi i tillë do ta kishte frymëzuar sërishmi edhe Becketin, sepse kjo kërkesa për më shumë vota për të punuar i ngjanë pritjes së përjetshme për arritjen e Godos. As puna nuk vjen me më shumë vota, e as Godoja nuk shfaqet në horizont.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Samiu shkoi në prokurori sepse e respekton shtetin, Kurti e sfidon

Çitaku: 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt, por njëkohësisht dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë
15/05/2026 - 21:05

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas intervisimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut. Çitaku në postimin e saj, ka rikujtuar se si kryeministri në...

Më shumëDetails

Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional

Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional
15/05/2026 - 20:52

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos,, ka shkruar për takimin që ai ka pasur sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilin e ka falënderuar...

Më shumëDetails

Hysni Mehani del me reagim pas lirimit të Sami Lushtakut

Kryetari i VV’së në Skenderaj thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij
15/05/2026 - 20:38

Kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ka dal me një reagim pas incidentit në Skenderaj. Ai tha se nuk do ndalet nga sulmet. “Unë jam...

Më shumëDetails

Tahiri kritikon Kurtin: Po sillet si “kaçak politik”, Lushtaku tregoi respekt ndaj institucioneve

Tahiri kritikon Kurtin: Po sillet si “kaçak politik”, Lushtaku tregoi respekt ndaj institucioneve
15/05/2026 - 20:31

Ish-deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke krahasuar sjelljen e kryetarit të Skenderaj, Sami Lushtaku, me atë të kryeministrit në detyrë Albin...

Më shumëDetails

OVL falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK’së

OVL falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK’së
15/05/2026 - 20:26

OVL UÇK ka falënderuar qytetarët që morën pjesë sot në mbështetje të Sami Lushtakut, i cili u intervistua ditën e sotme lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj....

Më shumëDetails

Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve

Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve
15/05/2026 - 20:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të sotme në Skenderaj. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për nxitje të përçarjes mes qytetarëve. Sipas tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë