Gazetari Valon Syla tha të enjten se “kurbani” i radhës i kryeministrit Albin Kurti, do të jetë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.
Drejtori i Gazetës Metro deklaroi se viteve të fundit “Albin Kurti e ka djegur Dardan Molliqajn me PSD-në, më pas Haki Abazin e Arben Vitinë”.
Derisa tha se të gjithë të lartpërmendurit tashmë kanë humbur shkëlqimin politik, Syla pyeti: “Kush do të jetë i djeguni dhe i shtrydhuni i radhës”.
“Personalisht konsideroj se Besnik Bislimi”, u shpreh gazetari.












