Gazetari Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti “nuk don dhe nuk din me qeverisë”.
Ai ka bërë një listë ku tha se 90 për qind është suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare në shkolla, çerdhe e rrugë, ndërsa tha që inflacioni zyrtar është 15 për qind.
Syla përmendi edhe largimin e qytetarëve nga Kosova dhe vizitat e Kurtit jashtë vendit.
Ky reagim i Sylës vjen pasi VV sot ka shkruar për “një sërë veprimesh e masash” për punë dhe drejtësi në vend.
Postimi i plotë:
Qe po hyjmë në shtator…
Suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare ne shkolla, qerdhe, rruge = 90%
Inflacioni zyrtar = 15%
Numri i qytetarëve qe kanë ikur nga Kosova gjatë mandatit të Kurtit = mbi 60,000
Aplikimi për Këshill të Europës = një hajgare e harruar
Pregaditjet për krizën e rrymës = zero
Ditët e Kurtit të kaluar jashtë Kosovës pa sjellë asnjë investitor dhe asnjë njohje = mbi 50.
Tash ja ka nis me paralajmëru luftë.
Ky rrenc nuk din dhe nuk don me qeverisë. Rezultatet flasin vetë. Qeveria Kurti më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarësisë.













