
Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen të enjten ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Valtonen në një postim në X shkruan se Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë.
“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, shkruan ajo.










