
Sot është varrosur polici Burim Tahiri i cili vdiq dje në Mitrovicë aksidentalisht pasi goditi veten me armë zjarri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas policisë dhe prokurorisë polici Tahiri goditi veten aksidentalisht me armën e tij zyrtare pas një trajnimi në poligonin e Cërnushës derisa po hipte në veturë.
Ai sot u varros në prani të shumë qytetarëve në fshatin e tij të lindjes në Vinarc./VERIU.INFO/











