Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vasfije Krasniqi: Për dhunimin tim të parëve iu tregova ushtarëve të UÇK-së, u ballafaqova me video me dhunuesit në gjyq

15/04/2024 - 18:26
në Kryesore, Lajme
A A
Vasfije Krasniqi: Për dhunimin tim të parëve iu tregova ushtarëve të UÇK-së, u ballafaqova me video me dhunuesit në gjyq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka rrëfyer në emisionin Frontal momentin që ajo thotë se është ngjarja më e tmerrshme në jetën e saj.Ajo edhe pas 25 vjetësh tregoi se kujt i tregoi për herë të parë lajmin.

“Sot është 15 prill. Mua m’ka ndodhë më 14 prill. Unë me 15 prill kam qenë në shtabin e UÇK-së në Stanovc i Epërm për herë të parë. E kam lajmëruar rastin në UÇK menjëherë më 15 prill. Krejt shpresën e mbështetjen e kam pasë aty. Më kanë pritë mirë. Komandanti ka qenë i anës tonë. Më ofrojshin medikamente për shkak se në mënyrë të vazhdueshme e humbja vetëdijen. Unë e them gjithmonë se pa përkrahjen e familjes nuk kisha mujtë me ia dalë. Përkrahja më e madhe duhet të vijë nga familja. Nëna ime e ka përjetu më shumë se unë këtë ngjarje”, tha Krasniqi-Goodman.Ajo tregoi se si kishte humbur rasti i saj në gjykatë.

“Të kisha mujtë me i mbajtë mend ma mirë dhe ndoshta drejtësia do të shkonte në vend. E kam pasë frikën që nuk i kam shiku shenjat edhe më shumë. Rasti jem është humbë për shkak të fotografisë që e kanë hekë si lloj dëshmie dhe është për keqardhje që një gjyqtare kosovare të ma humbë rastin për atë lloj fotografie pasi ka pasë shumë dëshmitar të tjerë”, tha ajo.Krasniqi-Goodman tregoi momentin e ballafaqimit me të akuzuarit për dhunimin e saj.

“Unë kam qenë në Dallas, e gjykata ka qenë në Mitrovicë dhe dy dhunuesit kanë qenë aty. Ka qenë seancë e hapur dhe kam pasur video-lidhje dhe e kam pasur shumë të vështirë. Është dashtë çdo detaj të dhunimit me e rrëfye dhe aty ka qenë edhe vëllai im që pati ardhë nga Gjermania për me qenë afër meje dhe gjatë rrëfimit vetëm ka qenë. Dhe për herë të parë ka kuptuar gjithçka që ka ndodhë. E rasti jem ka humbë dhe personat nuk janë dënu”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë