Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Vazhdohen edhe për 30 ditë masat emergjente për furnizim me energji elektrike

23/02/2022 - 14:37
në Kryesore, Lajme
A A
Albin Kurti në ditën e fundit të vitit në rolin e “babadimrit”: Ndan 10 milionë për ndërmarrjet publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka vazhduar afatin për masat emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditët e ardhshme.

Kjo u bë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë me arsyetimin se gjendja e furnizimit me energji vazhdon të jetë e rëndë dhe se masat e Qeverisë kanë ndikuar pozitivisht në menaxhimin e situatës së krijuar.

Në mbledhjen e Qeverisë gjithashtu është votuar edhe plotësimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe me një masë shtesë në të cilën do të përfshihen rezervat shtetërore.

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i dërgojë Kuvendit të Kosovës propozimin me emrat e kandidatëve për anëtar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Avni Sahiti e Fidane Spahija-Gjikolli janë emrat që u bënë të ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se të dy kandidatët kanë përgatitje akademike.

“Reformimi i prokurimit publik është ndër pikat më të rëndësishme në luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e keqpërdorimit të parasë publike, të kthimit të besimit në institucione si dhe rritjes së perspektives socio-ekonomike dhe të mirëqenies qytetare”, ka thënë Kurti.

E me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është votuar për plotësimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike me një masë shtesë, atë 3.8.

Kjo është pasuar me miratimin e vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 milionë euro për masën 3.8.

“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tashmë është programi për rezervat shtetërore mirëpo marrë parasysh ndryshimet e situatës dhe gjendjen në tregjet globale, sa i përket çmimeve të luhatjes së tyre, e kemi parë të nevojshëm që në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike të shtojmë edhe një masë, pra masën 3.8 që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore e për këtë pastaj do të kemi edhe pikën në të ndryshme për ndarjen e mjeteve, pra në shumë prej 10 milionë euro shtesë”, ka thënë Murati.

Ndërsa zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka thënë se masat e marra nga Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar kanë ndikuar pozitivisht në sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe ka kërkuar që ato të vazhdohen edhe për 30 ditët në vazhdim.

“Arsyeshmëria është për shkak se masat e ndërmarra nga qeveria me vendimin 01/51 të datës 24 dhjetor 2021 dhe miratimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 29 dhjetor 2021 patën ndikuar pozitivisht në ruajtjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në rrethana të një krizë energjetike që patëm… Situata gjithashtu e krijuar rreth Ukrainës e shton edhe më tej paparashikueshmërinë e çmimeve të energjisë në tregun evropian të energjisë dhe kjo mund të reflektojë edhe në Kosovë, andaj konsiderojmë se është e nevojshme që të vazhdohet me masat emergjente të furnizimit me energji për një afat shtesë edhe prej 30 ditë”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë