Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka zhvilluar sot takim me kryeministrin e vendit Albin Kurti pasi ky i fundit ka kërkuar ta takojë opozitën për ta informuar rreth dialogut me Serbinë në Bruksel, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas takimit kanë vazhduar batutat e politikanëve kosovarë kundrejt njëri – tjetrit.
Pas batutës së Kurtit ditë më parë se e kishte marrë malli për opozitën, sot ishte Abdixhiku që lëshoi një batutë kundrejt Kurtit.
Abdixhiku tha ndonëse kryeministrin e kishte marrë malli për opozitën, ai thekson se këta të fundit nuk i kishte marrë malli edhe aq.
“Sa i përket mallëngjimit, nuk patëm as mallëngjim e as dëshirë të tillë, ndonëse kryeministrin e kishte marrë malli për opozitën, por neve jo aq për të”, tha ai.
Kujtojmë që nga opozita takimin e ka refuzuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kurse e kanë pranuar lideri i LDK-së dhe ai i AAK-së./Veriu.info/













