Po vazhdojnë reagimet ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila të enjten kaloi afër punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës që po grevojnë, por nuk u përshëndet me to.
Derisa Nacionale ka publikuar fotografi nga ky moment, aktivistja Teutë Rrusta ka postuar të njëjtën duke thënë se presidentja Osmani përfaqëson vetëm një pjesë të ngushtë të shoqërisë të lidhur me pushtetin.
Rrusta ka thënë se Osmani nuk u pa as kur u shkelën gazetarë e media, as kur komuniteti serb diskriminohej apo kur sulmoheshin sindikatat.
“Taman puna presidentja me pa kah punëtoret greviste. Siç nuk pa as kur u shkelën gazetarë e media, siç nuk pa as kur kominiteti serb diskriminohej, as kur sindikatat sulmoheshin. Ajo përfaqëson veç një pjesë të ngushtë të shoqërisë, kryesisht të lidhur me pushtetin. Ajo në fakt përfaqëson frymën e kohës. Atë të një oportunizmi të pashoq.” – ka shkruar ajo.












