Një pjesë e qytetit të Mitrovicës ka mbetur pa ujë, pasi ka shpërthyer një gyp në rrugën “Mbretrësha Teutë”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu ka njofuar KRU “Mitrovica” në një njoftim publik.
Kujtojmë që Mitrovica po përjeton makth që nga ardhja e menaxhmentit të ri në krye të KRU “Mitrovica” pasi reduktimet e ujit janë bërë shumë të shpeshta.
Njoftimi i plotë:
Si pasojë e shpërthimit të gypit të ujit tek “rrethi i parë” në rrugën Mbretëresha Teutë është ndërpre furnizimi me ujë të pijes për një pjesë të qytetit të Mitrovicës.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë duke punuar në sanimin e rrjedhjes dhe në momentin e sanimit do të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!













