Eurodeputeti i djathtëfrancez, Nicolas Bay, për të dytën ditë me radhë e ka vazhduar propagandën kundër UÇK-së, duke e akuzuar se se ajo “ka rrëmbyer e vrarë serbë, të cilët më pas i ka vendosur në varre masive”
“Ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, qindra civilë serbë të Kosovës u rrëmbyen, u vranë dhe u lanë në varreza masive nga milicitë terroriste të UÇK-së. Në kujtim të të zhdukurve dhe në mbështetje të familjeve të viktimave, Negovan Mavric udhëheq luftën kundër harresës”, ka shkruar në Facebook dhe ka postuar foto nga veriu i Kosovës.










