Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë

09/06/2024 - 15:38
në Ekonomi, Lajme
A A
Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë po vazhdon trendi i rënies së numrit të popullsisë. Sipas ekspertëve, faktorët që kanë ndikuar në këtë trend, janë emigrimi dhe rënia e natalitetit. Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore, që të hartojnë politika për uljen e emigrimit. Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave patën thënë së fundmi se janë të vetëdijshëm që ka ulje të numrit të popullsisë, ndonëse numri zyrtar nga regjistrimi i fundit ende nuk është bërë publik.

Mbi 1.7 milion ishte numri i banorëve në Kosovë në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i popullsisë. Nga atëherë deri sivjet, kur u bë regjistrimi i fundit, sipas të dhënave, ka vazhduar të ketë rënie të numrit të popullsisë. Këtë vit, nga 5 prilli deri më 24 maj, u zhvillua procesi i regjistrimit të popullsisë, ndërsa Agjencia e Statistikave në konferencat e fundit ka bërë të ditur se të dhënat fillestare pritet të publikohen në korrik, ndërsa ato përfundimtare në fund të këtij viti. Ekspertët thonë se në rënien e numrit të popullsisë kanë ndikuar emigrimi dhe ulja e natalitetit. Demografi Sami Behrami, tha për Radio Kosovën se kjo është shqetësuese dhe se tani është koha e fundit që institucionet të merren seriozisht me problemin e migrimit.

Edhe Besim Gallopeni nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, tha për Radio Kosovën se faktorët kryesorë janë lëvizjet e popullsisë dhe numri i ulët i lindjeve. Ai theksoi se pasojat mund të jenë të mëdha në të gjitha fushat.

Gallopeni theksoi se trendi i rënies së numrit të popullsisë është vërejtur në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës. Tutje ai theksoi se institucionet vendimmarrëse në Kosovë duhet të kenë një vëmendje të shtuar, në mënyrë që të kenë një organizim konform gjendjes në terren, duke ndërmarrë hapa në ndërtimin e politikave, që ky trend i emigrimit të ulet.

Në raportet vjetore të Agjencisë së Statistikave, dhjetëra-mijëra persona largohen çdo vit nga Kosova drejt vendeve të huaja. Ndërsa para gjashtë muajve, ASK-ja bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2022, e kanë lëshuar Kosovën mbi 41 mijë persona.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Lajme

Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë

15/07/2025 - 22:34
Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin, ta shohim sa hapa mbrapa
Lajme

Haziri – Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

15/07/2025 - 22:24
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Kryesore

Vendimi i Supremes e radikalizon pak Besnik Bislimin: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

15/07/2025 - 22:11
641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj
Lajme

641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj

15/07/2025 - 22:05
Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione
Lajme

Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione

15/07/2025 - 21:50
OBSH zbulon sëmundjet që po shkaktojnë më së shumti vdekje të parakohshme
Lajme

OBSH zbulon sëmundjet që po shkaktojnë më së shumti vdekje të parakohshme

15/07/2025 - 21:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Reuters”: I pashqetësuar nga Trumpi, Putini do ta vazhdojë luftën dhe mund të kërkojë më shumë Ukrainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë