
Të enjten e 1 qershorit po mbahet seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit.
Siç raporton RTV Dukagjini, në gjykatore janë të pranishëm edhe prindërit e së ndjerës, Marigona Osmani.
Në seancën e radhës të shqyrtimit gjyqësor, sipas aktakuzës së prokurorisë themelore në Ferizaj,ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu, është parashikuar të paraqiten provat materiale.
Prokuroria ka kërkuar leximin e procesverbaleve të dëshmive të palëve , por këtë kërkesë e ka refuzuar trupi gjykues.
“Trupi gjykues vlerëson se provat materiale të propozuara nga prokuroria e shtetit, sic janë procesverbalet mbi marrjen në pyetje të dëmtuarve, si dhe proces verbalet mbi marrjen në pyetje të të akuzuarve, pastaj proces verbalet mbi marrjen në pyetje të dëshmitarëve, Burim Maloku, Endrit Kuka, trupi gjykues vlerëson se nuk ka nevojë të lexohen për arsye se të gjithë dëshmitarët e propozuar nga prokuroria i kanë dhënë dëshmitë e tyre në shqyrtimet e kaluara gjyqësore.”, ka thënë gjykatësi.
“Refuzohet edhe leximi i proces-verbalit të dëshmive të Dardan Krivaqës, sepse nuk është relevante për trupin gjykues sepse me to nuk vërtetohet asgjë se i njëjti, është mbrojtur në heshtje. Gjithashtu edhe për të akuzuarin Arbër Sejdiu, në Prokurorinë Themelore është mbrojtur në heshtje dhe nuk ka nevojë të lexohet deklarata e tij, pasi i njëjti nuk ka deklaruar asgjë”, ka thënë tutje gjykatësi.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.
Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Pena












