Në reagimin e saj, Komuna ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e viktimës, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin që po trajtohet në QKUK.
Institucioni ka falënderuar ekipet emergjente – zjarrfikësit, policinë, ekipet mjekësore dhe strukturat e sigurisë, për reagimin e shpejtë dhe profesional gjatë operacionit të shpëtimit.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa Komuna ka rikujtuar rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë në punë në vendpunishtet ndërtimore.












