Juristja e medias dhe aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari ka kërkuar reagim shtetëror e institucional për vdekjen e 4-vjeçares në Qendrën Klinike Universitare të dielën.
Kusari, ka pyetur se ku janë kryeministri Albin Kurti e politikanët e tjerë që nuk kanë reaguar për ngjarjen.
“Kryeministri dhe shume politikanë e vizituan një apo disa herë vajzën e lënduar nga incidenti me kulmin e komunës. Shume mire kane bo dhe jam tepër e gëzume që vajza e lënduar është në gjendje më të mirë. Vazhdimisht i lexoj lajmet për të”, shkroi sot Kusari.
“Pyetja sot është kush nga politikanet e vizitoi familjen e katër vjecares e cila vdiq ne rrethana të dyshimta? Cili politikan apo institucion në Prishtinë ka reagu?”, pyeti ajo.
Kusari u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë zë publik që të reagojnë.












