
Të shtunën rreth orës 14:00 është gjendur pa shenja jete një grua në Hajvali në banesën e saj, shkruan Veriu. info
Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen
Raporti i policisë:
“Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës”.












