Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdes Dr. Sinan Prekazi, mjeku mitrovicas që ndihmoi UÇK-në dhe familjen Jashari

28/07/2026 - 09:42
në Lajme
A A
Vdes Dr. Sinan Prekazi, mjeku mitrovicas që ndihmoi UÇK-në dhe familjen Jashari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mitrovica ka humbur një nga mjekët e saj më të njohur. Ka ndërruar jetë Dr. Sinan Prekazi, ish-drejtor i Spitalit të Mitrovicës dhe një nga figurat që la gjurmë në shëndetësinë e qytetit.

Përveç kontributit shumëvjeçar në mjekësi, Dr. Prekazi kujtohet edhe për angazhimin e tij gjatë luftës në Kosovë. Ai u vu në shërbim të familjes Jashari dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ofruar ndihmë mjekësore në rrethana të vështira dhe duke rrezikuar jetën për të shpëtuar të tjerët.

Gjatë karrierës së tij, Dr. Prekazi udhëhoqi edhe Spitalin e Mitrovicës, ku u vlerësua për profesionalizmin dhe përkushtimin në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Ai ishte pjesë e brezit të mjekëve që në vitet kur Spitali i Mitrovicës konsiderohej ndër qendrat më të rëndësishme shëndetësore në Kosovë, kontribuuan në ngritjen e reputacionit të tij. Krahas emrave si Dr. Adem Ademi, Dr. Sami Haxhibeqiri, Dr. Bajram Rexhepi, Dr. Shaqir Demiri, Dr. Avdyl Salihu, Dr. Adem Nura dhe Dr. Gani Shabani, ai dha një kontribut të rëndësishëm në shërbim të pacientëve.Me iniciativën e Dr. Avdyl Salihut, Dr. Prekazi ishte gjithashtu pjesë e ekipit të mjekëve që udhëtonin në zonat ku mungonte kujdesi shëndetësor, kryesisht në Drenicë dhe Shalë. Së bashku me kolegët e tij, ai ofroi ndihmë mjekësore në kushte të jashtëzakonshme, duke u bërë simbol i përkushtimit ndaj qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Dogana parandalon kontrabandimin e mallit të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth tetë mijë euro

Dogana parandalon kontrabandimin e mallit të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth tetë mijë euro
28/07/2026 - 09:29

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandim të mallit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje të Republikës...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e derivateve, MINT publikon tarifat e reja

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
28/07/2026 - 09:16

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme. Sipas vendimit të ministrisë, çmimi...

Më shumëDetails

Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale
27/07/2026 - 23:04

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli, ka folur gjerësisht për aktivitetin e profilit shumë të komentuar “Lule Gjeli”, që ka alarmuar opinionin publik lidhur me përmbajtjen e postimeve...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës bie ndërsa SHBA-të dhe Irani ndërpresin sulmet

Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
27/07/2026 - 22:20

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm me shpresën se një ndërprerje e sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit mund të ndihmojë në uljen e tensioneve në konflikt, ka raportuar...

Më shumëDetails

Deliu: Sulmet online ndaj grave janë sistematike, asnjëherë nuk u atakuan zyrtaret e VV-së

“I mori 2500 euro pa shkuar në Komision”, Blerta Deliu padit Albulena Haxhiun për shpifje
27/07/2026 - 22:15

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, që është bërë temë kryesore ditëve të...

Më shumëDetails

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve
27/07/2026 - 22:06

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se në takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, bashkë me kolegët deputetë nga Aleanca, biseduan për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë