
Papa Emeritus* Benedikti XVI, teologu me origjinë bavareze, katolicizmi romak i të cilit i dha pseudonimin “Rottweiler i Zotit” dhe që tronditi masën me dorëheqjen e papritur nga papati pas vetëm tetë vjetësh, vdiq të shtunën, tha Vatikani. Ai ishte 95 vjeç.
Benedikti ishte papa më jetëgjatë, duke tejkaluar Papa Leo XIII në shtator 2020.
Benedikti, Papa i parë që hoqi dorë vullnetarisht nga obligimet papnore në gati 600 vjet, i kaloi vitet e tjera të jetës duke jetuar në Vatikan në një manastir të rinovuar, duke u shfaqur rrallë në publik me njeriun që e zëvendësoi, Papa Françesku, shkruan NBC News, transmeton Gazeta Express.
Por ai vazhdoi të këshillonte privatisht pasardhësin e tij me mendje shumë më liberale. Ndikimi i tij u ndje në gusht 2016, kur Françesku, i cili kishte bërë përpjekje për të kontaktuar komunitetin LGBTQ, mori një qëndrim të ashpër të papritur kundër mësimit të fëmijëve nga shkollat se ata mund të zgjidhnin gjininë e tyre.
I lindur Joseph Aloisius Ratzinger më 16 prill 1927, në Marktl, në Gjermani, Benedikti, djali i oficerit të policisë Josef dhe Maria, u rrit në një Gjermani të infektuar nga nazizmi. Ashtu si babai i tij, Benedikti kundërshtoi Hitlerin. Por në moshën 14-vjeçare, ai u detyrua të bashkohej me Rininë Hitleriane. Dhe dy vjet më vonë, ndërsa ishte ende në seminar, Papa i ardhshëm u rekrutua në ushtrinë gjermane dhe u dërgua në front.
*Emeritus përdoret për personat e dalë në pension, por kanë lejuar të ruajnë titullin e tyre si nder.










