Ka vdekur këmbësori që është goditur nga një veturë dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin që i ka shkaktuar lëndime të rënda.Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njoftimi:AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITETRr. Bill Klinton- Prishtinë 02.12.2023-12:23. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











