Një person ka vdekur në një aksident të rëndë në fshatin Rekë të Mitrovicës.
Lajmin për Gazetën Online Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë ngasësi i motoçikletës i moshës 67 vjeç.
“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N. Z., 67 vjeçar.” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.













