Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një 19-vjeçar u gjet pa shenja jete në një garazh.
Veriu.info mëson se dyshimet e para janë që i riu kreu vetëvrasje, mirëpo deri më tash kjo nuk ështê konfirmuar zyrtarisht akoma.
Rastin e vdekjes së të riut e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Edhe drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, Skender Rudari ka njoftuar se një nxënës i kësaj shkolle ka vdekur.
Ai tha se Alton Krasniqi, nxënës i klasës së 12-të ishte një nxënës i urtë dhe i zgjuar.
Mes tjerash, Rudari në emër të tij dhe stafit të shkollës ku punon, i shprehu ngushëllime familjes Krasniqi për këtë rast.
“Altonin do ta kujtojmë përher si një nxënës të zgjuar, e të urtë dhe i dashur për të gjithë. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle në Facebook.













