Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdes papritur ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei

27/11/2022 - 18:28
në Lajme
A A
Vdes papritur ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei, i cili ka mbajtur këtë detyrë për një kohë të gjatë, ka vdekur papritur. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia shtetërore e lajmeve ‘Belta’ . Vdekja e zotit Makei vjen dy ditë përpara një takimi të planifikuar për t’u mbajtur të hënën mes tij dhe homologut rus.

“Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ndërroi jetë krejt papritur”, njoftoi Belta pa dhënë detaje të tjera. Zoti Makei mbante postin e ministrit që nga viti 2012.

Zoti Makei, 64 vjeç, mori pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e disa shteteve postsovjetike, që u mbajt në Jerevan në fillim të kësaj jave dhe të hënën, do të takonte homologun rus Sergei Lavrov.

Para zgjedhjeve presidenciale dhe protestave masive antiqeveritare në Bjellorusi në vitin 2020, zoti Makei kishte qenë një nga nismëtarët e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin dhe kishte kritikuar Rusinë.

Por pas fillimit të protestave ai papritur ndryshoi qëndrim duke thënë se ato ishin frymëzuar nga agjentët e Perëndimit.

Me fillimin e sulmit rus në Ukrainë në muajin shkurt, zoti Makei, një mbështetës i lidhjeve të ngushta mes Moskës dhe Minskut, tha se Perëndimi kishte provokuar luftën dhe se autoritetet ukrainase duhet të pajtohen me kushtet ruse të paqes.

Pak ditë para fillimit të luftës, zoti Makei garantoi se nuk do të kishte asnjë sulm ndaj Ukrainës nga territori i Bjellorusisë. Por disa ditë më vonë, trupat ruse vërtetuan të kundërtën.

“Jemi të tronditur nga njoftimet për vdekjen e kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bjellorusisë, Vladimir Makei”, shkruhej në një postim në Telegram të zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ngushëllime shprehu edhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, arriti t’u mbijetojë protestave të vitit 2020 dhe vazhdon të jetë në pushtet.

Duke komentuar këtë zhvillim udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, e quajti zotin Makei tradhtar të popullit bjellorus.

“Në vitin 2020, Makei tradhtoi popullin bjellorus dhe mbështeti tiraninë. Kështu do ta kujtojë populli bjellorus“, tha zonja Tsikhanouskaya./voa/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë