Ka vdekur Shefkije Shala – Hoti, e motra e heroit të kombit, Sylejman Shala, shkruan Mitrovica SOT.
Për vdekjen e saj ka njoftuar nipi i të ndjerës, Miti Behrami, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar se e pamja do të mbahet me datat 20 dhe 21 gusht në shtëpinë e haxhi Adem Shalës në Zhabar të Ulët, rruga “Hysni Ferizi”
Postimi:
Me pikellim te thelle e zemer te thyer, e morem lajmin per vdekjen tende Tete, shpirti yt i bardhe befte drite ne parajse. E une gjithmone do te kujtoj po me kete buzeqeshje.
Ju njoftojme se e pamja do te behet me datat 20 dhe 21 gusht tek shtepia e haxhi Adem Shales ne Zhabar te Ulet, rruga “Hysni Ferizi”













