
Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë togeri i Policisë së Kosovës, Fehmi Bucaliu.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes rrjetit social Facebook.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e Gjilanit.
“Me zemërthyer e me sytë të përlotur njoftojmë se ka ndërruar jetë babai, xhaxhai, daja ynë i dashur Fehmi Bucaliu”, thuhet në njoftimin e tyre.











