
Kanë vdekur dy personat të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.
Kështu ka mësuar nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.
Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus, siç bëri të ditur policia. Dy personat ishin dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë, ku më pas ndërruan jetë.












