Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veç 84 burra të dhunuar gjatë luftës janë paraqitur pranë institucioneve

30/11/2023 - 12:01
në Lajme
A A
Veç 84 burra të dhunuar gjatë luftës janë paraqitur pranë institucioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve”.Drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se qëllimi i kësaj konference është të zgjerojë dhe të thellojë të kuptuarit e dinamikës gjinore të luftës, dhe dhunës seksuale gjatë saj, të shtojë njohuritë dhe të kuptuarit e përvojave të burrave të mbijetuar dhe të kontribuojë në kontekstualizimin dhe njohjen më të gjerë në komunitet, shoqëri dhe spektrin politik.
Gjithashtu ajo citoi një deklaratë të një burri që u dhunua gjatë luftës, për të cilin tha se ai ende ballafaqohet me të kaluarën e tij të tmerrshme, raporton EO.“Kjo konferencë jo rastësisht është emëruar ‘Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve’ ku ka për qëllim që të zgjoj njohuri dhe për të kuptuar përvojat dramatike të burrave që përjetuan gjatë luftës, dhimbjet dhe sfidat që ballafaqohen ata. Pastaj nevoja për rehabilitim si dhe të kontribuojmë në dokumentimin dhe njohjen më të gjerë në shoqëri e komunitet. Heshtja nuk është zgjidhje, ju kisha lutur që këtë heshtje të gjen forcë për të ecur tutje”, tha drejtoresha.
Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se secili që ka përjetuar çfarëdo dhune gjatë luftës është i barabartë, ndërsa bëri thirrje që të dhunuarit seksualisht gjatë luftës të mos stigmatizohen.“Jam e lumtur që jam pjesë e një trajtimi të një krimi më mizor që e kemi përjetuar jo vetën ne por edhe në vendet e tjera. Trajtimi i një grupi i këtyre të mbijetuarve që tek tani po flitet për ta. Krimet që i kemi përjetuar gjatë luftës janë të barabarta në kuptimin që nuk mundet që një person që ka qenë i plagosur të shihet si një hero, e një i dhunuar të stigmatizohet”, tha ajo.
“E kemi përgjegjësi që të ngrejmë zërin që të flasim dhe ta ndryshojmë këtë qasje. Sepse secili është viktimë dhe ka përjetuar trauma dhe nuk mund të ketë këso lloj ndasie. Sa i përket çështjeve të dënimeve mendoj që duhet të ketë dënime me të rrepta jo vetëm në Kosovës por në gjithë botën. Kemi mundësi që të kontribuojmë secili më shumë”, shtoi Bogujevci.
Melanie J.H.Scarlett, shefe e ekipit për politikë të jashtme në ambasadën britanike në Kosovë, tha se shumica e burrave të dhunuar në Kosovë deri më tani nuk kanë marr guximin që të tregojnë historinë e tyre.
Sipas saj, vetëm 84 burra deri më tani të dhunuar seksualisht gjatë luftës janë paraqitur pranë institucioneve.“Kjo temë e dhunës seksuale më ka prekur në zemër që kur kam filluar punën në Kosovë. Mbështetja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës ka filluar që nga viti 2012. Si pjesë e kësaj punë ne kemi sfiduar dhunën seksuale për të reduktuar rrezikun e të mbijetuarve në shoqëri e familje. Shumë duhet të bëhet, nuk do të ja dalim mban nëse nuk ja japim vëmendjen dhunës seksuale. Ka shumë meshkuj të mbijetuar që nuk kanë kurajo që të dalin. Vetëm 84 të mbijetuar të dhunës seksuale meshkuj në Kosovë janë paraqitur deri tani”, tha ajo.
Shyrete Tahiri Sulimani, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, bëri thirrje që të gjithë ata që kanë përjetuar dhunën gjatë luftës të kërkojnë të drejtat e tyre për trajtim, rehabilitim e qasje në drejtësi.“Më vjen mirë që kjo konferencë i dedikohet të mbijetuarve burra dhe djem të dhunës seksuale gjatë luftës, pasiqë është shumë më rendësi që të rritet ndërgjegjësimi dhe mbështetja ndaj këtij grupi të ndjeshëm në shoqërinë tonë”.
“Edhe të mbijetuarit burra dhe djem gjithashtu sikurse vajzat dhe gratë mbajnë peshën e turpit, fajit e frikës. Duke thyer këtë heshtje ne jo vetëm fuqizojmë njëri tjetrin por sfidojmë edhe normat e dëmshme që përjetësojnë një kulturë heshtje dhe turpi”, tha ajo.Në këtë konferencë është publikuar edhe libri “Zëra të pa dëgjuar”, i përpiluar në formatin e rrëfimit të historisë gojore, eksploron ndërlikimet e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe drejtësisë sociale përmes tregimeve të 10 burrave të mbijetuar që përjetuan traumën e dhunës seksuale dhe që merren me turpin dhe stigmën kolektive, raporton EO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë