Tashmë është e ditur edhe zyrtarisht. Bedri Hamza do të jetë i nominuari i PDK-së për kryeministër.
Këtë e bëri të ditur vetë kreu aktual i partisë, Memli Krasniqi në një konferencë të përbashkët me të parin e Mitrovicës Jugore.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe opinionisti Vehbi Kajtazi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se të gjithë kanë pritur që opozita e kësaj legjislature të bëjë të njëjtën si VV-ja, me mjete vdekjeprurëse, por sot njëra prej tyre, përkatësisht PDK veproi ndryshe.
“Por, në vend të këtyre mjeteve dhe metodave të dhunshme, PDK i përgjigjet Kurtit me njërin prej politikanëve më të pastër që ka ky vend. Me njërin prej ekonomistëve më të mirë. Me njeriun që sipas meje mund ta nxjerr vendin nga llumi në të cilin e ka futur Albin Kurti. Me Bedri Hamzën!”, shkroi ndër tjerash ai.