Blerim Vela, ish-shef i stafit në kabinetin e Vjosa Osmanit gjatë një periudhe kur ajo ishte presidentes e Kosovës, thotë se partitë opozitare janë para dilemës – të bëjnë marrëveshje për Presidentin me Lëvizjen Vetëvendosje, ose të pajtohen që të shkojnë në zgjedhje në fund të vitit.
Vela beson se nëse s’ka marrëveshje, zgjedhjet do të jenë “me shumë gjasa në dhjetor”.
“Nëse s’ka dakordim për zgjedhjen e Presidentit, zgjedhjet e jashtëzakonshme s’do të mbahen më 15 nëntor, por me shumë gjasa në dhjetor, nëse konstituimi i Kuvendit shtyhet deri më 15 shtator. Opozita është para dilemës marrëveshje për Presidentin me LVV, ose zgjedhje në dhjetor”, shkroi ai në një postim në X.
Seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre sot, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili tha se ajo është “e kotë” të vazhdojë pa zgjidhjen e çështjes së Presidentit, megjithëse sipas Gjykatës Kushtetuese, nesër në mesnatë përfundon afati për konstituimin e Kuvendit.













